Sipas “Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi anglez ka pranuar të bashkohet me Milanin. Klubi kuqezi do të paguajë 1 milion euro për huazimin deri në fund të sezonit.
Nëse Milani vendos ta blejë përfundimisht, do të duhet të paguajë edhe 5 milionë euro të tjera te Mançester Siti.

Uolker zgjodhi Milanin pavarësisht ofertave nga klube të tjera, ndërsa vendimtar për afrimin e tij rezultoi të ishte Zllatan Ibrahimoviç.