Specialistë të menaxhimit të municioneve nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, me pjesëmarrjen edhe të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë përfunduar me sukses kursin “Investigimi i incidenteve me municione dhe trajnimi për ruajtjen e përkohshme”.

Sipas një njoftimi të ushtrisë shqiptare në rrjetet sociale, kursi është zhvilluar në Shkollën e Trupës së Komandës Mbështetëse, nën asistencën e instruktorëve nga Komanda Amerikane për Evropën.

Në njoftim theksohet se ky trajnim ndihmon në rritjen profesionale të efektivave, duke u ofruar njohuri praktike dhe teorike bashkëkohore për zbatimin e procedurave standarde në menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së municioneve.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *