Një ushtar ukrainas i quajtur Andrei, i tha CNN-it se përvoja në luftimet ndaj paramilitarëve rusë të Wagnerit ishte surreale dhe e frikshme.
Ai sqaroi se paramilitarët rusë luftojnë me aq egërsi sa arrijnë të shkelin dhe mbi kufomat e shokëve të vrarë.
“Ata ecin mbi kufomën e miqve të tyre, duke shkelur mbi ta. Ka shumë të ngjarë që ata marrin drogë përpara sulmit.”- tha Andrei
Ushtari ukrainas sqaroi se Wagneri përdor luftëtarët pa përvojë në fazat fillestare të sulmeve në përpjekje për të fituar terren, por një pjesë e tyre vriten dhe luftëtarët me përvoje që përfshihen në luftime në fazën e dytë të sulmit, ecin mbi kufomat e të vrarëve për të fituar sadopak terren.
Andrei shtoi se përvoja e luftimeve ndaj forcave Wagner ngjan një skenari filmi.