Mediat në Turqi kanë raportuar se dy ditë më parë, Kosova ka marrë në dorëzim dronët Bayraktar.

Ministria e Mbrojtjes në Kosovë kishte aplikuar për pajisjen me dronë para disa muajsh në kompaninë prodhuese në Turqi.

Ministria e Mbrojtes nuk bëri të ditur numrin e dronëve të marrë, ndêrkohë që dy ditë më parë në Aeroportin e Prishtinës kishte prani të shtuar të forcave të sigurisë gjatë marrjes në dorëzim të dronëve.

Dronët Bayraktar, TB2, hyjnë në mesin e armëve që kanë qëndrueshmëri të gjatë në lartësi të mesme, me rekord fluturimi deri në 27 orë e 3 minuta dhe përveç sulmeve të armatosura kanë për funksione kryesore misionet e inteligjencës, vëzhgimin dhe zbulimin.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *