“Reuters” raporton se trupat ukrainase tashmë po luftojnë për të marrë nën kontroll edhe rajonin e Belgoradit brenda territorit të Rusisë.
Sulmi i trupave ukrainase kapi në befasi drejtuesit e ushtrisë ruse të cilët tashmë duhet të rishqyrtojnë strategjinë e luftës, ndërkohë që trupa të shumta dhe artileri e rëndë janë nisur drejt Belgoradit dhe banorëve u ëshë kërkuar të largohen nga zona.
Sulmi ukrainas shihet si përpjekje e Kievit për të fituar terren në një proces të mundshëm bisedimesh për fundin e luftës.