Granada e Myrto Uzunit siguron kalimin në La Liga me sulmuesin beratas të kombëtares shqiptare që luajti sezonin më të mirë në karrierën e tij.

27-vjeçari shënoi 23 gola dhe dhuroi 5 asiste duke qenë lideri i padiskutueshëm i Granadës në këtë sezon në ligën e dytë spanjolle.

Tashmë Uzuni me shumë mundësi do të qëndrojë te Granada për të treguar sërish vlerat e tij në elitën e futbollit spanjoll, paçka se interesimi dhe ofertat për të nuk kanë munguar.

Uzuni u premtoi drejtuesve të ekipit se nëse arrihej kalimi në La liga, ai do të vazhdonte të paktën dhe për një sezon me Granadën.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *