Myrto Uzuni shënoi sërish në La Liga me fanellën e Granadës duke gjetur rrjetën e pestë në 14 javë.
Sulmuesi shënoi golin e nderit në humbjen 3- 1 ndaj Alaveshit, ndërsa Granada noton në vendin e parafundit me 7 pikë në 14 javë.
Forma e Uzunit me Granadën është krejt tjetër nga ajo që 28-vjeçari ka shfaqur me kombëtaren ku nuk ka arritur të tregojë pothuajse asgjë nga potenciali i tij.