Sulmuesi shqiptar realizoi në ndeshjen ndaj Almerias duke kapur shifrën e 44 golave të shënuar për Granadën.
Beratasi që mban dhe shiritin e kapitenit arriti rekordin e marokenit El-Arabi i cili kishte shënuar po 44 gola.
Klubi i kushtoi Uzunit një dedikim të veçantë në rrjetet sociale duke e përshkruar si legjendë të klubit.
Tashmë Myrto Uzuni ka shansin të jetë kryegolshënuesi në historine e skuadrës e cila synon rikthimin në La Liga.
Granada i ka ofruar rinovimin e kontratës sulmuesit shqiptar, por mbetet të shihet nëse ai do të qëndrojë apo do të ndryshojë ekip pasi ofertat për të nuk mungojnë.