Vajza e legjendës brazialiane të futbollit, Pele shkroi në rrjetet sociale se babai i saj u lumturua kur mësoi se Lionel Mesi e fitoi Kupën e Botës.
Kelly thekson se në ato ditë babai i saj ishte në gjendje të vështirë shëndetësore pak ditë para se të ndërronte jetë.
Ajo shton se ishte e vështirë t’i komunikoje Pelesë lajmin për eliminimin e Brazilit, por nga ana tjetër Pele u thoshte atyre që e vizitonin në spital se Mesi e meritonte të fitonte botërorin.
“Pas humbjes së Brazilit, kushdo që vinte në spital e pyeste: “Po tani kë mbështet Pele? Sigurisht që jo Argjentinën!”. Por ai thoshte: “Po, Argjentinën! Kupa duhet të qëndrojë në Amerikën Latine dhe Mesi e meriton. Ai nuk ishte në gjendje të shikonte finalen, por kur kuptoi se Argjentina dhe Leo ishin në gjendje të ngrinin kupën, ai ishte i lumtur. Rroftë futbolli.” – shkruan vajza e legjendës Pele.