Çudirat shqiptare nuk kanë të sosur.

Një shkolle në Mali Kolaj të Velipojës në Bashkinë e Shkodrës i ka dalë pronari.

Me të fituar pronësinë mbi truallin ku ndodhet shkolla, pronari nuk ka vonuar të veprojë duke i nxjerrë nxënësit dhe stafin pedagogjik nga ndërtesa, ndërkohë që mësimi po zhvillohet në oborrin e shkollës.

Drejtoria Arsimore e Shkodrës dhe Bashkia po përpiqen të gjejnë një zgjidhje për këtë situatë të pazakontë pasi me ardhjen e vjeshtës dhe dimrit, zhvillimi i mësimit në oborrin e shkollës do të jetë i pamundur.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *