Barazimi 2-2 mes Liverpulit dhe Mançester Junajtid solli jo pak tension në radhët e skuadrës së Arne Slot.

I shigjetuari nga bashkëlojtarët dhe mediat ishte Trent Aleksandër-Arnold, i cili u vlerësua si lojtari më i dobët i ndeshjes.

Kapiteni Virxhil Van Dajk u shpreh shumë i pakënaqur me punën e prapavijës në dy golat e pësuar nga Junajtid, duke nënkuptuar mbrojtësin e djathtë të Liverpulit, i cili driblohej pothuajse në çdo zbritje të rivalëve.

Van Dajk u shpreh se paraqitje në të tillë nivel nuk mund të tolerohen në një klub si Liverpuli.

Në mbrojtje të Arnoldit doli trajneri Arne Slot. Ky i fundit e shpërndau përgjegjësinë, duke nënvizuar se Gravënberg duhet të spostohej më shpesh nga mesfusha për të ndihmuar mbrojtësin e djathtë në dublim.

Sipas Slot, lojtarët kanë ulje-ngritje në paraqitjet e tyre dhe Arnold nuk mund të linçohet për këtë arsye.

Së fundmi, Arnold është përfolur për një marrëveshje me Realin e Madridit, duke mos pranuar zgjatjen e kontratës me Liverpulin, e cila skadon në fund të sezonit.

By Editor