Mediat në ishull raportojnë se Virxhill van Dajk i ka informuar drejtuesit e Liverpulit se do të largohet nga klubi në fundin e sezonit. Kapiteni i të kuqve pritet të largohet me parametra zero, ndërkohë që Bajerni i Mynihut po punon shumë për afrimin e tij.
Bavarezët do të shesin një nga dy qendërmbrojtësit mes Upamekano dhe Kim-Jae.
Van Dajk duket se e preferon kalimin te Bajerni, ndërkohë që e vetmja pengesë duket mungesa e emrit të trajnerit bavarez për sezonin e ardhshëm pas largimit të pritshëm të Tomas Tuhel. Largimi i Jurgen Klop nga stoli i Liverpulit duket se ka ndikuar dhe në vendimin e mbrojtësit i cili ishte lideri i padiskutueshëm i të kuqve në prapavijë prej disa sezonesh.