Liverpooli po kalon një periudhë të vështirë, jo vetëm prej rezultateteve të dobëta, por edhe prej tensioneve brenda skuadrës. Mohamed Salah u la në stol për të gjithë 90 minutat e barazimit 3-3 ndaj Leeds United nga trajneri Arne Slot.
Kapiteni Virgil van Dijk ka dalë në mbrojtje të kolegut të tij egjiptian, duke theksuar se Salah mbetet një lojtar fantastik që meriton respekt për gjithçka që ka bërë për Liverpoolin.
“Ai është ende një lojtar fantastik dhe duhet të kujtojmë se ka një arsye pse ka pasur kaq sukses në klub, dhe kjo duhet respektuar. Kam nevojë që ai të jetë pranë meje, si një nga liderët e klubit. Nuk jam i shqetësuar,” tha Van Dijk.
Ai shtoi: “Salahu është i zhgënjyer, por kjo është krejt normale. Nëse nuk je i zhgënjyer kur nuk luan dy ndeshje radhazi, atëherë ka një problem. Pot gjithsesi në skuadër nuk ka merita të pakufizuara, të gjithë duhet të performojnë.”
Ndërkohë, media The Athletic kritikoi ashpër Salahun pas intervistës së tij pas ndeshjes me Leeds, duke e përshkruar reagimin e tij si mungesë respekti dhe një veprim egoist.

