Një variant i ri i Kovid -19 po qarkullon me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë bëjnë me dije se varianti XBB 1.5 shënoi rritje të shpejtë të rasteve në këto dy vende. Burime nga OBSH-ja thanë se ky variant i ri i koronavirusit mund të jetë më i transmetueshmi nga të gjithë variantet e deritanishme.

 Varianti XBB 1.5 po përhapet me shpejtësi të madhe sidomos në Britani dhe disi më ngadalë në SHBA. 

Ekspertët gjithashtu bëjnë me dije se ky variant i virusit mund të pësojë ndryshime të vazhdueshme muajve të ardhshëm.

 Mundësia e përhapjes së shpejtë të këtij varianti të koronavirusit mund te rihapë sërish skenarët e mbylljeve dhe rikarantinimeve nëpër shumë shtete të ndryshme.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *