Kandidati i “Lëvizja Bashkë” për bashkinë e Tiranës, Arlind Qori u shfaq në një video krah ish-ministrit grek të Financave, Janis Varufakis.

Në mesazhin e tij drejtuar zgjedhësve shqiptarë, Varufakis bëri thirrje qê të votohet Arlind Qori si alternativë politike mirëfilli e majtë.

“Unë jam Janis Varufakis. Këtu jemi në zyrat e MERA25 në Athinë. Ne mbështesim fuqimisht “Lëvizja Bashkë” për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, si zëra progresistë, radikalë e të majtë që po çojnë përpara një program të pjekur nga pikëpamja teknokratike, duke e kombinuar me një politikë progresiste.

Kjo duhet të ndodhë në të gjitha qytetet rebele sepse vetëm në qytetet rebele ia vlen të jetohet. Kështu ndodh në Barcelonë dhe kështu duhet të ndodhë edhe në Athinë e Tiranë. Kjo është ajo që i duhet Tiranës sot.

Unë jam shumë i lumtur të mbështes përpjekjen tuaj për të materializuar politika progresiste në Tiranë. Po na frymëzoni edhe nekëtu në Athinë.” – tha Varufakis.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *