Rafael Duamena pësoi arrest kardiak në përballjen mes Egnatias dhe Partizanit, ndërkohë që pas dërgimit në spital, një arrest kardiak i dytë i mori jetën duke tronditur mbarë opinionin sportiv në vend.

Futbollisti ganez i skuadrës rrogozhinase ishte bashkuar me skuadrën me një CV  të tejmbushur me anomali të zemrës të cilat do ia pamundësonin aktivizimin në çdo ligë tjetër evropiane.

Kjo ishte hera e tretë që Duamena pësonte sulm në zemër në karrierën e tij dhe kjo kishte sjellë dhe devizën e mjekëve në Austri, Spanjë dhe Zvicër: Ai nuk duhet të luante më futboll.

Mirëpo ky imperativ kategorik mjekësor e human në shoqëritë e zhvilluara nuk njihet në sistemin tonë të antivlerave. 

Megjithë kartelën me anomali, me defibrilatorin e hequr, Duamena u lejua të firmosë me Egnatian dhe të zbresë në fushën e lojës. Praktkisht, atij iu miratua  kërkesa për vetëvrasje.

Kjo ngjarje kaq e rëndë, e para në hstorinë e futbollit shqiptar duhet të shërbejë për një reflektim të thellë.. Një kuadër i ri ligjor duhet t’ua pamundësojë futbollistëve që ëndrra e tyre të mos jetë premisë e vetëvrasjes.

Pushofsh në paqe Rafael Duamena.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *