Jevgeni Prigozhin dhe krahu i tij i djathtë, Dimitri Utkin bashkë me 8 persona të tjerë u raportuan të vdekur pasi avioni me të cilin po udhëtonin u rrëzua në rajon e Tverpr në Rusi.
Kreu i mercenarëve të Wagner-it humbi jetën në rrethana të dyshimta vetëm dy muaj pasi ai dhe trupat e tij marshuan në një rebelim që tronditi Moskën zyrtare.
Autoritet ruse konfirmuan nisjen e një hetimi rreth ngjarjes, ndërkohë që grupi Wagner reagoi duke akuzuar Kremlinin si organizator të vrasjes së liderit të tyre për të cilin thonë se do të hakmerren.
“Ka zëra për vdekjen e kreut të PMC “Wagner” Jevgeni Prigozhin. Ne themi shprehimisht se dyshojmë se zyrtarët e Kremlinit të udhëhequr nga Putini kanë bërë përpjekje për ta vrarë atë! Nëse informacioni për vdekjen e Prigozhin konfirmohet – ne do të organizojmë “Marshimin e Drejtësisë” e dytë në Moskë! Më mirë të jetë gjallë, është në interesin tuaj…”- thuhet në deklaratën e Wagner.
Vladimir Putin nga ana e tij nuk ka dhënë ende asnjë deklarim lidhur me ngjarjen.