Ish-ministri i Jashtëm i Iranit, Kamal Kharrazi, ka ndërruar jetë pasi u plagos rëndë gjatë një sulmi ajror që synonte shtëpinë e tij në Teheran në fillim të këtij muaji.

Sipas zyrtarëve iranianë, gjatë sulmit të ndodhur më 1 prill u vra bashkëshortja e tij, ndërsa Kharrazi mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital për trajtim. Megjithatë, për shkak të plagëve të marra, ai nuk arriti të mbijetojë.

Pak javë më parë, gazetari i CNN, Frederik Pleitgen, kishte zhvilluar një intervistë ekskluzive me Kharrazin në Teheran, me lejen e autoriteteve iraniane. Në atë intervistë, ish-ministri kishte deklaruar se besonte që Irani mund ta përballonte një konflikt të gjatë dhe se nuk shihte hapësirë për diplomaci në atë moment.

Ai kishte parashikuar gjithashtu se lufta do të përfundonte vetëm përmes “dhimbjes ekonomike” që do të shkaktonte për palët e përfshira.

Kamal Kharrazi shërbeu si ministër i Jashtëm i Iranit nga viti 1997 deri në vitin 2005 dhe më pas ishte këshilltar i liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *