Vedat Muriqi po shkëlqen këtë sezon te Mallorca, duke u bërë golashënuesi më i mirë në Evropë për gola me kokë. Me gjashtë gola të shënuar me kokë, ai ka barazuar rekordin e legjendës së Mallorcas, Pierre Webo, që nga sezoni 2010/11.
Sipas “OptaJose”, Muriqi është lojtari i parë i Mallorcas që arrin kaq shumë gola me kokë në një sezon, duke treguar aftësinë e jashtëzakonshme në ajër dhe duke fituar titullin e “mbretit të ajrit” në pesë ligat kryesore evropiane.

