Vedat Muriqi po kalon një formë të shkëlqyer me Majorkën, ndërsa mbrëmë shënoi ndaj Barcelonës golin e tretë radhazi pasi kishte shënuar ndaj Selta Vigos dhe Zhironës. 

Muriqi po ashtu asistoi në golin e dytë të Majorkës, ndërsa tashmë skuadra varet nga sulmuesi shqiptar që ka marrë statusin e liderit.

Goli ndaj Barcelonës e liston 29-vjeçarin si lojtarin e dytë që brenda një viti ka arritur të shënojë ndaj tri të mëdhave të futbollit iberik: Barcelonës, Realit të Madridit dhe Atletikos të Madridit.

Lojtari tjetër që ka shënuar ndaj tri të mëdhave të futbollit spanjoll është Joselu.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *