Ka përfunduar numërimi i votave për Bashkinë e Tiranës ku Erion Veliaj ka marrë mandatin e tretë në krye të kryeqytetit me një diferencë të madhe prej 58 mijë votash nga rivali i tij Belind Këlliçi.
Kandidati i PS, Erion Veliaj ka marrë 54.69% -158. 688 vota, ndërsa kandidati i koalicionit “BF”, Belind Këlliçi ka marrë 34.58% -100.351 vota.
Befasia e këtyre zgjedhjeve në Tiranë rezulton kandidati i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori i cili mori 4.8% – 13.835 vota.
Zhgënjyes rezultati për Roland Bejkon. Kandidati i Partisë Demokratike të vulës arriti të marrë 4.3% – 12.388 vota.