Kreu i bashksisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili garon për mandatin e tretë në krye të kësaj bashkie, premtoi përfundimin e hekurudhës që lidh Tiranën me aeroportin e Rinasit dhe me Durrësin, në fund të vitit të ardhshëm.
“Kur mendoj se do bëhet për 22 minuta Durrësi dhe për 12 minuta aeroporti, do përfitojë edhe ai që nuk do të udhëtojë, sepse nuk do ketë më trafik që vjen te Njësia 11 apo te Njësia 7, prej kësaj ngarkese të madhe dhe përdorimit të makinës. Projekti synon të zhvillojë transportin hekurudhor ndërmjet Durrësit dhe Tiranës, duke përmirësuar infrastrukturën dhe operacionet hekurudhore, duke garantuar sigurinë e lëvizjes, si dhe duke ndërtuar një lidhje të re hekurudhore me aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.” – u shpreh Veliaj.