Kryeministri Edi Rama vijon të jetë aktiv me komente të përditshme që nga dita e arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës.

Në komunikimin e radhës me ndjekësit në rrjetet sociale, Rama e cilësoi sërish si të gabuar arrestimin e Erion Veliajt. Ai njoftoi për një takim me punonjësit e bashkisë së Tiranës, jo në ndërtesën e institucionit, por në sheshin Skënderbej, në orën 16:30.

Rama e sheh këtë takim si pjesë të procesit dialogues me publikun, ndërsa në të pritet të marrin pjesë mijëra punonjës të bashkisë së Tiranës.

Edhe pas thirrjes së këtij takimi, Rama nuk harroi të theksonte sërish se drejtësia duhet lënë të punojë e qetë dhe pa presione.

By Editor