Gazetari Elvi Fundo tha në emisionin “Opinion” se Erion Veliaj nuk firmoste personalisht prej shumë kohësh në Bashkinë e Tiranës.
Sipas tij, këtë detyrë Veliaj ia kishte ngarkuar Arbjan Maznikut, sot ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor. Fundo shtoi se Mazniku është nën hetim nga SPAK dhe mund të arrestohet.
“Ne sot kemi, sipas SPAK-ut, rreth 1 milion dollarë blerje, rreth 1 milion dollarë të tjera të bllokuara Ajolës në bankë dhe një vilë që pretendohet në Qerret, me vlerë rreth 500 mijë dollarë. Pa folur këtu për shumën rreth 115 mijë euro, të ndarë në 95 mijë euro në pako 500-she, 14 mijë dollarë dhe rreth 6 milionë e gjysmë lekë.
![WhatsApp Image 20250101 at 212157 | Kumti](https://kumti.net/wp-content/uploads/2025/01/WhatsApp-Image-2025-01-01-at-212157-1024x576.jpeg)
Gjithashtu, po të shikojmë dokumentet, thuhet se Veliaj ka kryer veprime konkrete dhe çështja nuk lidhet thjesht me lejet e ndërtimit.
Prej shumë kohësh, Veliaj nuk firmoste vetë, por firmoste një ministër i Ramës, Arbjan Mazniku, i cili është nën hetim dhe SPAK ka sekuestruar shumë dosje, duke hetuar edhe për firmat e Maznikut. Ndoshta, pas Veliajt, radhën për hetime mund ta ketë edhe një tjetër ministër i Ramës. Hetimet janë të thelluara dhe dosja është një ‘Gërdec’ i madh.
Në dijeninë time, kam parë një vullnet të madh për t’u përshëndetur nga prokurorët. Ky është një hetim i fortë dhe shumë i kopsitur. Ne po flasim për blerje prej 1 milion dollarësh dhe kemi një vilë në mes të Bllokut që i përket shoqërisë ‘Harabel’, e cila është pa qira. Hetimet vazhdojnë dhe pritet të dalin fakte e prova të reja,” – u shpreh Fundo.