Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka paraqitur një padi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë kundër institucionit të Presidentit të Republikës për periudhën 2007–2012, si dhe kundër prokurorit të Posaçëm, Ols Dado. Në kërkesë-padinë e depozituar, Veliaj kërkon konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të vitit 2008, përmes të cilit Dado është emëruar prokuror, në kohën kur ushtronte profesionin e noterit.

Sipas padisë, emërimi është kryer në kundërshtim të hapur me ligjin, pasi në momentin e dekretimit prokurori nuk plotësonte kriteret ligjore të domosdoshme për ushtrimin e funksionit, konkretisht mungesën e arsimit në Shkollën e Magjistraturës. Veliaj kërkon gjithashtu që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të detyrohet të marrë vendim për përfundimin e menjëhershëm të statusit të magjistratit dhe ndalimin e ushtrimit të detyrës në mënyrë të paligjshme.

Në padi theksohet se të gjitha veprimet penale të ndërmarra ndaj Veliajt mbështeten mbi një akt emërimi të pavlefshëm që në origjinë, çka, sipas tij, ka sjellë pasoja serioze për Bashkinë e Tiranës, institucionet e shtetit, rendin kushtetues, si dhe për familjen dhe individin.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *