Pas seancës së fundit gjyqësore, ku pritej një vendim nga Gjykata e Posaçme kundër Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, janë zbardhur edhe disa nga replikat e tij me prokurorët që po hetojnë rastin. Gjatë fjalës së tij, Veliaj ka theksuar se ende nuk ka marrë një shpjegim të qartë për arsyet e arrestimit të tij, duke e cilësuar këtë si një situatë të padrejtë.

“Unë jam kryetar bashkie i zgjedhur nga populli i Tiranës dhe kam kryer detyrën time me ndershmëri. Kam punuar pa pushim, edhe gjatë fundjavave dhe festave, për të përmbushur angazhimet ndaj qytetit dhe qytetarëve”, tha ai. Veliaj shtoi se ndjehej i sulmuar dhe i përndjekur, duke theksuar se ishte shprehur me emocione të forta për gjendjen që po kalonte. Ai po ashtu theksoi se vila në Qerret, për të cilën është akuzuar, nuk ishte e tij dhe se ishte një hapësirë natyrale për familjen e tij, duke përfshirë lodrat e fëmijës dhe praninë e gruas dhe nënës së bashkëshortes

Replika më e a u përball me prokurorin që kërkoi që të ruhej etiketa gjatë komunikimit. Veliaj ka ironizuar dhe ka kërkuar sqarime mbi këtë kërkesë, duke thënë: “Pse të dogji? Nuk permenda emra dhe me këtë fjali kam parasysh median dhe politikën”, duke aluduar për sulmet që kishte pësuar gjatë periudhës së hetimeve.

Prokurori iu përgjigj me një vërejtje për Veliajn, duke theksuar se deklaratat e tij, të bëra në rrjetet sociale, përmbanin fakte dhe prova që duhet të përmbaheshin në sallën e gjyqit. Ai gjithashtu theksoi se Veliaj nuk mund të përdorte shprehje të tilla, pasi seancat gjyqësore kërkojnë një diskutim të fakteve dhe provave të mbështetura, jo shprehje politike.

Në vazhdim të seancës, u theksua rëndësia e ruajtjes së etikës dhe përqendrimit në fakte konkrete, ndërsa vendimi përfundimtar nga Gjykata e Posaçme pritet të shpallet në një datë të mëvonshme.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *