Kryebashkiaku i Tiranës kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” ose “detyrim paraqitjeje”, mirëpo kërkesa e tij u hodh poshtë nga Apeli i Gjykatës së Posaçme.

Gjyqtari Engert Pëllumbi vendosi lënien në fuqi të masës së burgimit për Erion Veliajn në një seancë, e cila zgjati tre ditë.

Avokatët e Veliajt argumentuan se ky i fundit nuk paraqet rrezik për prishjen e provave gjatë hetimit ose për t’u arratisur jashtë vendit.

Nga ana tjetër, prokurorët ofruan prova të reja, duke argumentuar se masa ndaj Veliajt nuk duhej ndryshuar, pasi, sipas akuzës, kryebashkiaku i Tiranës kishte ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj dëshmitarëve në procesin ndaj tij!

Tashmë, i vetmi hap ligjor për Veliajn mbetet apelimi i vendimit me rekurs në Gjykatën e Lartë!

By Editor