Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se nga dita e nesërme në Kosovë do të hyjë në fuqi çmimi maksimal për shitjen e derivateve të naftës në treg.

Sipas saj, bazuar në të dhënat e fundit të importit dhe vendimin për marzhën e fitimit, nafta nuk mund të shitet më shtrenjtë se 1.54 euro për litër, ndërsa benzina deri në 1.36 euro për litër.

Kusari-Lila ka bërë të ditur se gjatë ditës së mërkurë nafta është importuar me çmim rreth 1.40 euro për litër, ndërsa benzina rreth 1.22 euro për litër, çka tregon një rënie të lehtë të çmimeve në tregun e derivateve.

Ajo ka ftuar qytetarët që të raportojnë çdo parregullsi të mundshme në tregun e karburanteve përmes numrit falas 0800 11000, ndërsa ka theksuar se institucionet do të vazhdojnë inspektimet për të siguruar zbatimin e vendimit për çmimet tavan.

Vendimi për kufizimin e çmimeve është marrë pas rritjes së shpejtë të çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, e ndikuar edhe nga tensionet dhe zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *