Islami tradicional shqiptar me atdhetarë, dijetarë dhe qëndrestare të klasit të parë nuk ka asnjë lidhje me islamin e sotëm shqiptar të ndërkryer në sektarizëm, narrativa boshe dhe gjuhë të urrejtjes primitive.

Hafiz Ali Korça, Hafiz Ibrahim Deliu, Hafiz Ali Kraja, Mulla Idriz Gjilani, Mulla Iljaz Broja, Haxhi Vehbi Dibra apo Hafiz Sabri Koçi pasohen sot nga Ahmed Kalaja që mallkon të vdekurit, Elvis Naçi që fton besimtarët të luten për bizneset e tij dhe Mazllum Mazllumi që përdhos hapur flamurin kombëtar për të cilin korifenjtë e islamit shqiptar dhanë gjithçka.

Pse këta hoxhallarê dhe të ngjashmit e tyre nuk përcjellin frymën e mentorëve rê islamit sbqiptar në të ashtuquajturat ligjërata të tyre?

Pse islami shqiptar sot nuk e sjell dijen e islamit si pararendësit që përkthenin Kuranin?

Pse në ligjëratat e kêtyre pseudohoxhallarëve nuk referohet mendimi i Hamza Jusuf, Tarik Ramadan apo Muhamed Hixhab, tre personalitete të mendmit islam në botën e sotme akademike?

Pse imperativi kategorik i islamit atdhedashës shqiptar “Pêr fe dhe atdhe” zëvendësohet sot nga përçartjet sektariste, nihilizmi kategorik dhe urrejtja ndaj tjetrit të ndryshëm?

Dhe pyetja aspak konspirative: Për kë punojnë këta të sotshmit, kundërthënie historike dhe njerëzore e të djeshmëve?/Besmir Lushaj

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *