Pas raportimeve se Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur një procedurë zyrtare për verifikimin e pasurisë së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Presidenca ka deklaruar se nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me një veprim të tillë.

Këshilltari i Presidentes, Bekim Kupina, ka theksuar se, pavarësisht mungesës së informacionit zyrtar, çdo proces verifikimi nga institucionet kompetente është i mirëpritur, për aq kohë sa zhvillohet mbi baza ligjore dhe profesionale.

“Presidentja Osmani mirëpret çdo verifikim nga cilido institucion që vepron me pavarësi, paanshmëri dhe integritet, të mbështetur në ligj dhe fakte, e jo në fushata njollosjeje, për të cilat dihet qartë pse po ndodhin”, ka deklaruar Kupina për RTV21.

Nga Presidenca i kanë bërë të ditur rtv21.tv se, deri më tani, nuk kanë marrë asnjë informacion zyrtar nga Agjencia Kundër Korrupsionit lidhur me nisjen e një procedure të tillë ndaj Presidentes së Kosovës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *