Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka  nisur protestën para zyrave të EULEX-it në Fushë-Kosovë duke kundërshtuar masat e fundit të urdhëruara nga Dhomat e Specializuara në Hagë kundër disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

EULEX-I, me urdhër të Dhomave të Specializuara bastisi shtëpinë e Behar Berishës, ish-pjesëtar i UÇK-së, ndërkohë që ka sekuestruar telefonat e Rrustem Mustafës dhe vëllait të Sali Mustafës. 

Po ashtu, nën sekuestro u mor dhe telefoni i Nait Hasanit, ish-i burgosur politik.

Këto masa janë konsideruar si presione dhe përpjekje për të denigruar në vjimësi imazhin e UÇK-së.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *