Kur janë numëruar mbi 61 për qind e vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të kalojë pragun e 50 për qindëshit të votave në zgjedhjet e vitit 2025.

Sipas të dhënave aktuale, VV-ja ka siguruar 50.24 për qind të votave, që përkthehen në 257.390 vota. Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 20 për qind apo 102.460 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 14.16 për qind, përkatësisht 72.566 vota, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 6.57 për qind apo 33.659 vota.

Numërimi i votave vazhdon, ndërkohë që rezultatet e deritanishme e vendosin Lëvizjen Vetëvendosje në avantazh të dukshëm për formimin e qeverisë së re.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *