Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor në Kosovë. Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), LVV ka siguruar 49.80 për qind të votave, çka i garanton 56 mandate në Kuvendin e Kosovës.

Këto projeksione janë bërë pa përfshirë votat e diasporës dhe mbeten të kushtëzuara deri në përfundimin e plotë të procesit zgjedhor.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është renditur e dyta me 21.21 për qind të votave, duke siguruar 23 deputetë. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 13.76 për qind të votave, çka i sjell 15 mandate në Kuvend.

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me 5.73 për qind të votave, pritet të ketë 6 deputetë.

Shpërndarja e mandateve bëhet sipas metodës D’Hondt, e cila është metodologjia standarde e përdorur në Kosovë. Kuvendi i Kosovës përbëhet nga 120 vende, prej të cilave 100 janë mandate të përgjithshme që ndahen mes subjekteve politike, ndërsa 20 vende janë të rezervuara për komunitetet jo-shumicë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *