Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka nënshkruar sot një marrëveshje koalicioni me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për bashkëqeverisje në nivel lokal të këtij qyteti.
Lajmi është konfirmuar nga kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, i cili theksoi se vendimi është marrë në përputhje me Statutin e partisë dhe pas miratimit nga Kryesia e Degës. Ai shtoi se bashkëpunimi me Vetëvendosjen synon të sigurojë stabilitet në Kuvendin Komunal dhe të përshpejtojë realizimin e projekteve që prekin drejtpërdrejt qytetarët e Prizrenit.
“AAK ka vendosur të jetë pjesë e qeverisjes lokale për të kontribuar me përvojën dhe kapacitetet e saj në zhvillimin e qytetit. Kjo marrëveshje është rezultat i konsultimeve të gjera brenda strukturave të partisë,” tha Krasniqi.

