Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë 51% të votave në zgjedhjet e fundit, sipas rezultateve përfundimtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), që përfshijnë 99.93% të kutive.

Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti, ka marrë mbi 400 mijë vota, duke u bërë politikani më i votuar në historinë e Kosovës.

Pas VV-së, Partia Demokratike e Kosovës renditet me 20.24% të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.26%, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 5.51%.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve vazhdon numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve nga votimi përmes postës, ndërkohë që ende mungojnë 3,185 pako të tjera të fletëvotimeve nga qytete të ndryshme evropiane, përfshirë Paris, Berlin, Hagë, Podgoricë dhe Otavë, tërhequr më 2 dhe 5 janar, sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi.

Nga rezultatet e fundit, LDK-ja ka rikthyer ulësen e 15 në Kuvend, të cilën një ditë më parë e kishte fituar PDK-ja.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *