Për të tretën ditë me radhë, fusha e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit vijon të jetë nën pushtetin e flakëve.
Mbetjet urbane të 7 bashkive depozitohen në këtë zonë, ndërsa shuarja e flakëve ende nuk është bërë e mundur.
Rreth 10.000 metër kub ujë janë hedhur në perimetrin e zjarrit në përpjekje për të mos lejuar përhapjen e flakëve.
Shtëllungat e mëdha të tymit dhe grimcat e rrezikshme po përhapen, duke rrezikuar shëndetin e banorëve përreth.
Autoritetet deklaruan se zjarri ishte i qëllimshëm dhe se po bëhet çdo përpjekje për fikjen e tij.