Drejtuesit e Bashkimit Evropian do të rimblidhen sërish në Bruksel në përpjekje për të bindur kryeministrin hungarez që të ndryshojë qëndrimin e tij.
Viktor Orban nuk dha miratimin për dhënien e kësaj pakete ndihmash për Ukrainën në muajin dhjetor të vitit të kaluar dhe shihet sërish si e vetmja pengesë për miratimin e kësaj pakete.
50 miliardë euro janë parashikuar të shërbejnë si fond për të paguar ushtarakët, mjekët, infermierët dhe mësuesit ukrainas të cilët kanë vendosur të qëndrojnë në atdhe në luftën kundër sulmit ushtarak të Rusisë.
Nuk dihet nëse Viktor Orban do ta ndryshojë qëndrimin e tij pasi ai njihet për raportet e afërta me Vladimir Putinin.
Në rast të një tjetër vetoje nga Hungaria, vendet e BE-së duhet të shqyrtojnë opsionet për të dërguar individualisht ndihmat e parashikuara për Ukrainën.