Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Kramon tha gjatë një interviste për median serbe “Nova” se nuk mund të besohet se Aleksandër Vuçiçi nuk kishte dijeni për sulmin në Bajnskë.
Sipas saj, presidenti serb kontrollon pothuajse gjithçka në vendin e tij, ndërsa paralajmëroi se një paketë sanksionesh është në tavolinë. Ajo shtoi se kjo paketë do të jetë kundër klasës politike që drejton Serbinë të cilën e cilësoi si regjim.
“Çfarë ka ndodhur konkretisht, si ka arritur në veri kjo sasi mjetesh të blinduara me armatim dhe pajisje ushtarake? Kush qëndron pas kësaj dhe cilat grupe kriminale fshihen ende atje? A është i mundur ky lloj veprimi pa qenë të vetëdijshëm apo edhe pa ndihmuar autoritetet serbe? A u drejtua atëherë nga Serbia, apo ishte vetëm Milan Radoiçiq, siç pretendonte ai? Nuk jemi ende të qartë. Unë do të thosha se Serbia nuk ka interes për një sulm të madh ushtarak apo ndonjë lloj lufte. Të paktën kështu kuptova nga reagimet e Beogradit. Por është e qartë se shumë gjëra kanë shkuar keq dhe stabiliteti është rrezikuar. Presidenti Vuçiq kontrollon shumë gjëra që ndodhin në Serbi dhe është vërtet e vështirë të besohet se ai nuk e dinte se çfarë po ndodhte rreth blerjes së armëve apo organizimin e një grupi agresiv. Tani është në duart e tij të sigurojë një hetim dhe transparencë të duhur për atë që ndodhi.” – tha ajo.