Nga Ilir Seci
Paskal Sebah (1823-1886) është një fotograf mjaft i njohur dhe pionier i fotografisë në Perandorinë Osmane. Sebah vinte nga një familje që dëshmonte rrënjët e asaj perandorie, babain e kishte katolik sirian kurse nënën armene. Në vitin 1857 ai hap studion e vet fotografike ne Stamboll ku ishte aq i suksesshëm sa të hapte edhe një studio të dytë në Kajro në vitin 1873 . Ka udhëtuar nëpër Perandorinë Osmane dhe ka lënë pas shumë foto si dëshmi të kohës. Mes tyre janë edhe foto nga vizitat e tij në Shkodër, Prizren dhe Janinë. Foto që po i sjellim këtu në këtë album.










© Paskal Sebah