Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur zyrtarisht datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Sipas vendimit të saj, votimi do të mbahet më 28 dhjetor 2025.
Ky vendim vjen pas përfundimit të konsultimeve me partitë politike dhe institucionet përkatëse, duke shënuar nisjen e zyrtare të fushatës zgjedhore. Presidentja Osmani ka bërë thirrje për një proces të qetë, demokratik dhe transparent, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në këtë proces.
Autoritetet zgjedhore tashmë janë duke përgatitur të gjitha masat logjistike dhe organizative për sigurimin e një procesi të rregullt dhe të drejtë, ndërsa partitë politike kanë nisur përgatitjet për fushatat e tyre.

