21-vjeçari ka patur paraqitje shumë të mira në këtë sezon me Vllazninë dhe me kombëtaren U-21. 

Smajli vlerësohet si mbrojtësi më i mirë në linjën e djathtë të mbrojtjes dhe këto paraqitje kanë ngjallur dhe interesin e Silvinjos. 

Burime brenda ekipit kombëtar pohojnë se tekniku brazilian mund të ftojë mbrojtësin shkodran në kombëtare.

Me Hysajn, 30 vjeç dhe Balliun, 32 vjeç, krahu i djathtë në mbrojtjen e kombëtares ka nevojë për prurje të reja dhe sot Geralb Smajli shihet si talenti më premtues në këtë pozicion. Smajli ka shënuar një gol dhe ka dhuruar tre asist në këtë sezon me Vllazninë, ndërkohë që ka shkëlqyer dhe me paraqitjet e tij në sfidat e kombëtares.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *