Gëzim Sinomati u ekzekutua me snajper në momentin që kishte dalë në ballkonin e banesës së tij në lagjën “Hajro Çakërri” të Vlorës.
23-vjeçari është djali i Sokol Sinomatit, i njohur si një nga ish-pjesëtarët e bandës së Gaxhait dhe i akuzuar për një vrasje të ndodhur në vitin 2000.
Njoftimi i Policisë për ngjarjen
Forcat Shqiponja, Operacionale, Delta, e Forcat Kombëtare të Sigurisë janë në ndjekje të autorëve, të ngjarjes ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi G. S., 23 vjeç. Autorët dyshohet se kanë braktisur mjetin tip “BMË”, në lagjen “24 Maji”, duke e djegur dhe janë larguar duke përfituar nga errësira. Është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli. Në mbështetje dhe Forcat Renea për kontrollin e zonës ku dyshohet se janë larguar autorët. Ndërkohë Grupi i Posaçëm hetimor i ngritur për këtë ngjarje po vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për sekuestrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbejë zbardhjes së rrethanave të ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.