Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbëreshë Kryeziu deklaroi se kompania suedeze e veturave “Volvo” po planifikon që së shpejti të hapë një degë të saj në Kosovë.
Kryeziu theksoi se konfirmimin për këtë investim e mori gjatë një takimi me ambasadorin suedez në Kosovë, Jonas Westerlund.
“Biseduam për atë se çfarë po kalon Kosova dhe për ndihmën që Suedia afron për Kosovën. Suedia ka qenë një ndër vendet e para që ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Me marrjen e presidencës, ata janë të gatshëm që të na ndihmojnë edhe me tutje në këto procese. Një gjë e rëndësishme që është thënë nga ambasadori është se do të sillen investitorë të huaj. Na u tha se jo shumë larg, kompania e veturave ‘Volvo do të hap degë të re në Kosovë.” – u shpreh ajo.