Raportuesja për Kosovën në Këshillin e Evropës, Viola von Kramon shkroi në platformën “X” se deklarimet e Aleksandër Vuçiçit për largim të Serbisë nga ky organizëm nuk duhen marrë seriozisht dhe se janë blofe të kreut të shtetit serb.
Von Kramon nënvizoi se do të jenë shtetet anëtare të KE-së ato që do të vendosin se kush do të pranohet në këtë organizëm dhe askush tjetër jashtë saj.
“Deklarata të tilla janë blofe dhe askush nuk duhet të merret seriozisht me to. Serbia nuk u largua as nga UEFA dhe as nga FIFA pas pranimit të Kosovës në këto organizma. Asnjë deklaratë nuk ndikon në vendimmarjen e shteteve në Këshillin e Evropës se kush do të jetë pjesë e tij në të ardhmen.“- shkroi Von Kramon.