Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së në Kosovë u shpreh se deri më tani përmes platformës elektronike, janë pranuar rreth 9.440 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 8.716, ndërsa 716 të tjera janë refuzuar.
Sipas Elezit, kërkesat e refuzuara janë ato ku mungon fotografimi i aplikuesve për votim nga Diaspora për zgjedhjet parlamentare të 9 Shkurtit të vitit të ardhshëm.
“1.024 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 4.935 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës.’ – shprehet Elezi.
Procesi për aplikimin e votimit nga Diaspora mbyllet më 26 Dhjetor.