Kosova u trondit nga vrasja brenda pak ditëve e dy grave në Ferizaj dhe Pejë.
Presidentja Vjosa Osmani shpalli ditë zie, ndërkohë që kërkoi ashpërsim të dispozitave ligjore për vrasësit e grave duke shtuar se dukuria po kthehet në një nga problemet më shqetësuesë në shtetin e Kosovës.
Të hënën, shumë qytetarë marshuan në Prishtinë duke kërkuar nga institucionet të jenë garante të jetës dhe lirive themelore në vend.
Sot i jepet lamtumira Gjyljana Ukellës, e vrarë në Pejë nga bashkëshorti i saj.
Vrasjen e dy grave e dënoi dhe kryeministri Albin Kurti sipas të cilit institucionet e drejtësisë nuk kanë punuar sa duhet për të frenuar këtë fenomen kriminal që po trondit gjithjë dhe më shpesh shoqërinë në Kosovë.