Gjykata e Tiranës ka shpallur sot vendimin për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, duke dënuar me 16 vite burg autorin e krimit, Mario Përlleshaj.
Gjyqtarja Marinela Osmani vendosi shpalljen fajtor të Përlleshajt për vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit, si edhe për vrasje në rrethana të tjera cilësuese të mbetur në tentativë ndaj Luis Meçes.
Sipas vendimit të gjykatës, Përlleshaj u dënua me 12 vite burg për vrasjen e Martin Canit dhe me 10 vite burg për tentativën e vrasjes së Luis Meçes. Në bazë të rregullave të bashkimit të dënimeve, masa përfundimtare ndaj tij u caktua 16 vite heqje lirie.
Pas vendimit, babai i viktimës u shpreh se ky vendim përbën “një rreze drite për Martinin”, duke theksuar se familja e tij kërkonte drejtësi për humbjen tragjike.

