Policia e Shkodrës arrestoi Rrustem dhe Arjon Hasaj, babë e bir, të dyshuar për vrasjen e shtetasit Ramazan Mataj. Bashkë me dy pjesëtarët e familjes Hasaj janë shoqëruar edhe disa të afërm të tyre.

Grupi hetimor po punon për sigurimin e provave të mjaftueshme për vrasjen e Matajt.

Ramazan Mataj u vra më 4 janar 2025, në zonën e Dragoçit, ku u qëllua me breshëri plumbash brenda makinës së tij.

Pista kryesore e hetimit të ngjarjes lidhet me konflikte personale të viktimës, ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dyshohet që Mataj ka ngacmuar vajzën dhe motrën e Rrustem dhe Arjon Hasaj.

By Editor