Glesantina Saraçi dhe Nazime Mulla u arrestuan me akuzën e fshehjes së krimit të ndodhur në azilin e të moshuarve ku Zyhdi Shehu vrau Virxhil Veshon me të cilin ndanin të njëjtën dhomë.
Dy infermiret e turnit akuzohen se në bashkëpunim me njëra-tjetrën u përpoqën ta fshehin krimin duke mos njoftuar organet shtetërore për ngjarjen e ndodhur.
Shehu e goditi Veshon pasi viktima ishte shtrirë në krevatin e tij duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që dy nfermieret, dëshmitare të ngjarjes akuzohen se u përpoqën të fshijnë gjurmët e krimit dhe të fshehin ngjarjen e rëndë.