Dan Hutra, autori i masakrës së para dy ditëve në Kamzë ku mbeten të vrara tri gra dhe u plagosën dy të tjera, foli sërish nga gjykata prej nga ku theksoi se nuk ndihet i penduar për krimin e kryer. Hutra pretendoi se në të kaluarën ishte dënuar padrejtësisht për dhunë në familje.

“Nuk jam i penduar, i kam bërë me vetëdije krimet. Jam dënuar pa faj për dhunën në familje, nuk e kisha prekur. I kërkoj drejtësisë; mos dënoni njerëz të pafajshëm, për të mos mbërritur në masakra të tilla.” – tha Hutra.

40-vjeçari pas arrestimit kishte thënë se vrasjet i kishte planifikar gjatë kohës kur ishte në burg.

Hutra e kreu krimin në banesën e ish-partneres së tij, Elena Hysa duke i vrarë motrën dhe kunatën dhe duke plagosur atë bashkë me nënën e saj. Gjithashtu ai ekzekutoi dhe motrën e kundërshtarit të tij.

Më parë, Dan Hutra ishte  dënuar dhe për vrasjen e ish-gruas së tij 22-vjeçare.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *